Policia Bashkiake, 10 mln lekë gjobë subjektit për ndërtimin pa leje në Tiranë
Nis fushata e bllokimit të ndërtimeve pa leje në Tiranë. Policia Bashkiake e Tiranës ka bllokuar dje një ndërtim pa leje në zonën e Laprakës duke gjobitur subjektin me 10 mln elkë. Policia bashkiake ka ndërhyrë në mënyrë flagrante ndërsa objekti shumëkatësh ishet në ndërtim e sipër. Gjithahstu Policia Bashkiake ka sekuestruar dy mjetet betoniere që po punonin në momentin e aksionit të Policise Bashkiake.
Drejtori i Policise Bashkiake, Florenc Hoxha deklaroi se aksioni do të vijojë deri në bllokimin e të gjitha ndërtimeve pa leje të evidentuara nga Bashkia e Tiranës
Nga ana tjetër, Inspektorati i Policisë së Tiranës, së bashku me Policinë Bashkiake ditën e hënë nisin aksionin për shembjen e rreth 100 ndërtimeve pa leje, të ngritura nga hyrja në fuqi e ligjit të legalizimeve. Pra, nga muaji Shkurt 2008 deri tani. Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës shprehen se, gjatë dy javëve të para të punës së Kryebashkiakut të sapo zgjedhur, Lulzim Basha, kanë ardhur shumë ankesa nga qytetarët për ngritje të ndërtimeve pa leje. Sipas Ligjit të Legalizmeve, nga hyrja në fuqi e tij nuk do të lejoheshin më ndërtime pa leje, objekte pa leje dhe shtesa pallatesh. Inspektoriati Ndërtimor ka verifikuar ankesat e bëra nga qytetarët dhe rezulton se, në të gjitha zonat e banimit në kryeqytet janë bërë ndërtime pa leje. Ndërtimet janë intensifikuar gjatë 6 muajëve të fundit dhe kryesisht gjatë periudhës së fushatës elektorale për zgjedhjet vendore. Ndërtimet e kryera para vitit 2008 janë të fiksuara në orto-foto, në fotografimin ajëror të bërë nga Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale. Për rrjedhojë ndërtimet e reja pa leje, janë lehtësisht të identifikueshme