E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirave publike

Aksion për lirimin e hapësirave dhe rrugëve që janë zënë prej tregtarëve ambulantë. Policia Bashkiake ka zhvilluar aksionin tek stacioni i Trenit ku prej vitesh tregtojnë mallra të ndryshme në rrugë.
 

Sipas kryetarit të minibashkisë numër 9 në Tiranë Indrit Fortuzi lirimi i këtyre hapësirave do të konsistojë në zhbollokimin e rrugëve që janë përcaktuar problematike prej qytetarëve.
 

Aksionet e Bashkisë për lirimin e hapësirave në kryeqytet pritet që të vazhdojnë edhe në javët në vazhdim.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›