E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimi për profesionet, Shamata: Do të jetë në mënyrë elektonike

Provimi i shtetit për 11 profesionet do të bëhet pas datës 15 janar. Ndërkohë ekpertët e arsimit publikojnë pyetjet dhe tregojnë mbi proçedurat se si do të bëhet ky provim. Ky është një test shembull. Ai përmban 50 pyetje me alternativë.

Provimi do të jetë elektronikisht dhe fillimisht do të vendoset gishti në aparaturë ku do të dalin në ekranin e kompjuterit të dhënat personale të kandidatit dhe më pas do të testohen.

Autoritetet e arsimit shpjegojnë se në këtë test nuk ka vend për abuzime, sepse kandidatët do të ballafaqohen me përgjigjet nëse janë të sakta ose jo që në momentin kur mbarojnë provimin.
 

Provimi do të zgjasë 60 minuta dhe pyetjet janë të ndara sipas nivelit, pyetje të lehta, mesatare dhe të vështira. Të gjitha pyetjet janë me alternativë, por kandidatët duhet të tregojnë kujdes sepse vetëm një nga alternativat është përgjigje e saktë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›