Policia Bashkiake masa ndaj zhurmave ne kryeqytet
Policia Bashkiake e Tiranës ka rritur kontrollet për zhurmat në qytet, duke kërkuar respektimin e rregullave dhe afateve për lokalet që punojnë me volume të larta të muzikës në orët e vona të natës, gjë që ka sjellë shqetësimin e banorëve të kryeqytetit.
Vetëm mbrëmjen e djeshme, Policia Bashkiake ka ushtruar mbi 30 kontrolle duke marrë masat përkatëse, konkretisht duke fikur pajisjet që shkaktojnë zhurmë.
Vendimi 587 i Këshillit të Ministrave, neni 3, përcakton orarin dhe nivelin e lejuar të zhurmave të lokaleve në qytet.
Kështu, për lokalet e hapura, ditën e premte dhe të shtunë, zhurma e lejuar është e përcaktuar sipas standardeve të pranueshme dhe mund të aplikohet nga ora 19.00-24.00.
Ndërsa për ditët e zakonshme të javës orari i lejuar është 19.00-23.00.
Ndërsa ambjentet e mbyllura nuk kanë kufizim të orarit, por duhet të respektojnë nivelin e lejuar të zhurmës në mënyrë që të mos shkaktojnë shqetësim në komunitet.
Policia Bashkiake u bën thirrje operatorëve dhe menaxherëve të lokaleve në kryeqytet që të respektojnë orarin dhe nivelin e zhurmave.
Policia Bashkiake do të ushtrojë kontrolle çdo ditë për të siguruar qetësi dhe zbatimin e standarteve për zhurmat në Tiranë, si dhe do të marrë masa sipas ligjit ndaj atyre që thyejnë normat.