E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet ne Zall Bastar te Tiranes nje parcele me 300 bime kanabis

Zbulohet në një terren të thyer pranë Zall Bastarit, në Tiranë një parcelë e mbjellë me kanabis.

Sipas burimeve pranë drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit bëhet fjalë për rreth 300 bimë kanabis, të cilat janë prerë dhe më pas, asgjësuar prej uniformave.

Disa bimë janë marrë në cilësinë e provës materiale që do i bashkëngjitet dosjes së hetimore për rastin.

Kanabisi mësohet se ishte mbjellë në një tokë djerrë.

Ndërkaq kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë mbjellë e kultivuar bimën narkotike.

Gjatë vitit 2011, në qarkun e Tiranës janë evidentuar edhe 7 raste të tjera kultivimit të bimëve narkotike në të cilat janë asgjësuar 1338 rrënjë kanabis

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›