Aksident me pasoje vdekjen ne aksin rrugor Korce-Kapshtice

Një aksident me pasojë vdekjen, ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Kapshticë.
Sipas informacionit të policisë rrugore në këtë rajon, viktima po kalonte rrugën mes për mes kur është përplasur nga një automjet me targa të Korçës.
Të njëjtat burime tregojnë se viktima është nga Belortaja dhe quhet Eli Mecolli, 44 vjeçe.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e autorit të këtij aksidenti, ndërsa po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkaq në Përrenjas Fshat Librazhd, Ermir Karriqi 23 vjeç duke punuar me fadromë ka vrarë aksidentalisht me kovën e saj Gentian Bregun 22 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka ndaluar drejtuesin e fadromës Ermir Karriqi.
Deri më tani, është përcaktuar si ngjarje aksidentale