Policia Bashkiake, përplasje me pronarët e tokës për lulishen
Bashkia e Tiranës së bashku me policinë e saj sulmon padrejtësisht pronarë të ligjshëm të tokave në kryeqytet. Ngjarja më e fudnit ka ndodhur në Kombinat ku bashkia ka nisur të bëjë lulishte, por pa kompesuar më parë pronarët e tokës. Sipas pronarëve nuk është dhënë asnjë njoftim më parë për shpronësim dhe policia bashkiake i ka kërcënuar disa herë. Të zotët e këtij trualli nuk janë kundër rregullimeve të infrastrukturës në kryeqytet por ata kërkojnë vetëm të kompesohen për tokën e tyre.