Pollo prezanton kandidatin e komunës Otllakë
Genc Pollo ka prezantuar kandidatin e Partisë Demokratike për kryetar të Komunës së Otllakës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nëntorit. Pollo ka kërkuar votat e banorëve të kësaj komune të Qarkut të Beratit për Muharem Hoxhën. Ai i ka kërkuar elektoratit të kësaj zone, të cilët kanë mbështetur në zgjedhjet e kaluara Partinë Socialiste, të mos i përgjigjen vendimit të kryesocialistit Rama për të bojkotuar këto zgjedhje, por të shkojnë të votojnë për të treguar se janë të interesuar për të ardhmen e komunës së tyre.
Zgjedhjet e pjesshme lokale do të zhvillohen në 5 njësi vendore, e pikërisht në ato zona ku drejtuesit lokalë kanë fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të qershorit.
Zgjedhjet e pjesshme lokale do të zhvillohen në 5 njësi vendore, e pikërisht në ato zona ku drejtuesit lokalë kanë fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të qershorit.