Policia Bashkiake, vë telefon në dispozicion të qytetarëve

Tiranë, 21 prill, NOA - Numri telefonik 2419465 është numri i ri i publikuar prej burimeve zyrtare të Bashkisë së Tiranës për organin vartës të saj, Policinë Bashkiake.
Ato bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se ky numër i ri i Policisë Bashkiake do të vihet tashmë në dispozicion të qytetarëve dhe do të jetë në shërbim të tyre.
24 orë në 24, operatorët e Policisë Bashkiake do të marrin telefonatat e qytetarëve duke dërguar grupet e gatshme në destinacionet përkatëse për tiu gjendur sa më pranë problemeve të shumta që ata kanë, sa u përket hapësirave publike, qetësisë publike, ambulanteve, ndotja e mjedisit, ndërtimet e paligjshme etj, citohet në njoftimin përkatës të Bashkisë së Tiranës.
n.e/NOA