Tregtarët e Durrësit protestojnë për kushtet e tregut
bashkuar dhe deputeti socialist Gazmir Bizhga. Ky i fundit vuri në dukje gjendjen e rrugëve ku ushtrohen aktivitetet e bizneseve, duke u përqendruar së tepërmi dhe në situatën financiare. Protesta ka nisur rreth orës 11 të paradites së sotme dhe ka zgjatur rreth 30 minuta. Bizhga në fjalën e tij tha që kriza ekonomike që vetëm qeveria shqiptare nuk e sheh, por që të gjithë shqiptarët e ndiejnë në familjet e tyre, ka varfëruar shqiptarët duke e vështirësuar tej mase jetën e tyre. Ai përmendi se, rruga e tregut nuk është investimi i vetëm elektoral i qeverisë Berisha, i cili nuk dihet se kur do të përfundojë, pasi të tilla janë edhe rruga e Shkozetit dhe ajo e Spitallës, rrugë të nisura gjatë fushatës elektorale për të cilat qeveria ishte e vetëdijshme që nuk do ti përfundonte në afatet e vendosura.
Last Updated on E Merkure, 21 Prill 2010 20:35