E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia Bashkiake vijon aksionet në zonën e Saukut

Policia Bashkiake pasi ka konstatuar ndërtimet pa leje, ka bërë bllokimin e tyre, ka dorëzuar akt-kontrollin dhe ka njoftuar subjektin përkatës.

Drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha deklaroi se aksionet po vijojnë me ritëm të shtuar në të gjithë territorin e kryeqytetit. “Policia Bashkiake dhe Inspektorati Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës ka nisur aksionet për prishjen e disa objekteve pa leje në zonën e Saukut, e njohur për këtë problematikë. Ne po vijojmë me kohë të plotë duke punuar edhe gjatë fundjavave”, tha Hoxha.

Drejtori i Policisë Bashkiake tha më tej se janë evidentuar mbi 200 ndërtime pa leje në kryeqytet, për të cilat është kërkuar bllokimi i tyre, ndërsa deri më sot janë ndërmarrë aksione për prishjen të mbi 20 ndërtimeve të jashtëligjshme. /Start/                                     

                                                                                             2011-08-27 13:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›