Zjarret përcëllojnë malet

Situata më e rëndë paraqitet sot në zonën e Fushë Krujës, pranë fabrikës së çimentos, ku rrezikohet edhe një depo me dinamit e fabrikës.
Zjarrfikëse nga Durrësi, Lezha dhe Laçi kanë shkuar në këtë zonë në përpjekje për të shuar flakët dhe veçanërisht për të mos lejuar depërtimin e tyre pranë zonës së depos, çka do të shkaktonte dëme të shumta.
"Janë 5 vatra, ne distance nga njëra-tjetra, te ndezura nga dikush me qellim qe zjarret të përparonin drejt fabrikës. Ne e kemi situatën nën kontroll, të paktën depo nuk rrezikon pasi kemi përqendruar gjithë forcat atje dhe po punohet për shuarjen e flakëve dhe ne vatrat e tjera", ka thënë kreu i zjarrfikëseve, Dilaver Laçi.
Ndërkohë, zjarre të shumtë janë shënuar edhe në rajonin e Kukësit, ku po luftohet orë pas ore me flakët. Zjarre ka pasur në zona si Pakishtit, të Zapodit, të Lojmes, etj. "Problem mbetet zona e Qafë Zbinecit dhe Qafë Kombit ku flakët e zjarrit janë ende jashtë kontrollit, ndërsa pritet ndihma nga ajri për vënien nën kontroll të situatës në këto vatra zjarri", thotë përgjegjësi i zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema. Zgjerimi i vatrave të zjarrit ka rritur edhe shqetësimin e komunitetit përreth tyre. "Në këtë proces janë angazhuar mjaft banorë të fshatrave të komunës, pasi nga flakët e zjarrit po dëmtohen mjaft edhe të mbjellat e tyre", thotë kryetari i komunës së Zapodit, Dan Kaloshi.
Për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit janë angazhuar mbi 100 persona, ushtarë, punonjës të ndërmarrjes së shfrytëzimit pyjor dhe banorë të fshatrave përreth. Ndërkohë, si rrjedhojë e zjarreve deri tani në masivet pyjore të këtij rrethi, sipërfaqja e dëmtuar arrin në rreth 12 ha. Gjithashtu, zjarre të fortë janë shënuar edhe në Parkun Kombëtar të Lurës, ku një avion "Kanader" turk prej mëngjesit të sotëm, është angazhuar për normalizimin e situatës së krijuar atje.
Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, Alfred Olli, thotë se, "prej mëngjesit të sotëm, një avion "Kanader" turk është angazhuar në operacionin për shuarjen e vatrave të zjarrit në një prej Parqeve më të mëdha dhe më të rëndësishëm në vend, atë të Lurës, operacion i cili do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës atje".
Duke vlerësuar të rëndësishëm bashkëpunimin me shërbimet homologe të vendeve fqinje, Olli tha se falë edhe operacioneve nga ajri me avionët "Kanader" të Emergjencave Civile italiane, apo atyre turke, situata e zjarreve sot paraqitet më pak problematike në krahasim me atë të një dite më parë, kur gjatë ditës së djeshme ishin të aktivizuara mbi 10 vatra zjarresh, sot kemi 4 të tilla. Sipas kreut të mergjencave, problematike sot mbeten 2 vatra zjarri aktive në Qarkun e Kukësit dhe 2 vatra në Gramsh të Elbasanit. /S.Ll/Start/
2011-08-27 14:34