E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Bashkiake vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje

Policia Bashkiake ka vijuar edhe sot aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje. Në bashkëpunim me Inspektoriatin Ndërtimor të Tiranës, aksioni vazhdoi me prishjen e një ndërtimi pa leje në zonën e Selitës, në rrugën "Ibrahim Dervishi".

Pas konstatimit të ndërtimit pa leje të katit të pestë në këtë ndërtesë policia bashkiake bëri bllokimin dhe nisi aksionin për shembjen e ndërtesës dhe kthimin në gjëndjen fillestare. Ndërkohë që drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha u shpreh se ky është një aksion rutinë.
 

Brenda 10 ditëve, policia bashkiake ka kryer 8 aksione për prishjen e ndërtimeve pa leje, ndërsa janë bllokuar qindra raste të tjera, ose tentativa për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›