E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Bllokim jo i qellimshem, po ndertohej

TIRANE - Bllokimi i djeshem i rruges ne Rrogozhine ka bere qe perfaqesues te opozites te akuzojne qe ky ishte nje veprim i qellimshem. Por nga ana tjeter ka qene policia e Tiranes, ajo qe ka reaguar ne lidhje me kete fakt. Burimet zyrtare te uniformave blu kane bere te ditur mbremjen e djeshme se, dy dite me pare, ne komisariatin e Policise Kavaje, ka mberritur shkrese "njoftimi nga Shoqeria "Shqiponja GMK" Sh.P.K, ku mbi bazen e nje kontrate te nenshkruar nga kjo firme midis Drejtorise Rajonale te Rrugeve, kane njoftuar mbi riparimin e asfaltit te aksit rrugor Durres-Lushnje, ne vendin e quajtur Ura e Draxhit, pergjate datave 18 dhe 19 shtator 2008. Ne kete kuader, sherbimet policore te komisariatit te policise Kavaje, kane marre masat mbi lehtesimin e qarkullimit te mjeteve ne kete segment rrugor". Ky ka qene reagimi i djeshem i bluve te kryeqytetit, qe e mbulojne kete zone. Por nderkohe autobuset me dhjetera militante te PS-se, te nisur per ne mitingun e lajmeruar te opozites, kane mbetur te bllokuar dje per disa kohe ne rrugen Rrogozhine -Durres. Rruga ne aksin Rrogozhine-Durres, eshte bllokuar, rreth ores 17:30. Sipas kreut te PS-se, se Kavajes, Eduart Dobjani, sipas te cilet per kete ngjarje eshte perdorur si pretekst puna per rikonstruksionin e rruges, konkretisht asfaltimi i ures. "Rruga eshte bllokuar ne hyrje te Kavajes, ne zonen e Kryeluzit, konkretisht ne Uren e Dracit", thane burimet nga vendi i ngjarjes. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›