Policia: Deri tani asnjë incident në Tiranë
Deri në këtë moment kur kanë kaluar 3 orë nga hapja e qendrave të votimit, nuk është konstatuar asnjë incident në lidhje me procesin zgjedhor dhe rendin publik në qarkun e Tiranës, kështu ka deklaruar policia e Tiranës përmes një deklarate për mediat.TIRANE- Policia e Tiranës ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediat se deri në këtë moment, kur kanë kaluar 3 orë nga hapja e qendrave të votimit , nuk është konstatuar asnjë incident në lidhje me procesin zgjedhor dhe rendin publik në qarkun e Tiranës.
“I gjithë personeli policor i angazhuar me detyra zgjedhore, është i pajisur me dokumentin e posacëm të identifikimit, i cili përmban fotografine, gradën, emrin dhe mbiemrin e punonjësit të policisë, numerin kodik, si dhe Numrin e Qëndrës së Votimit apo KZAZ/VNV-së.
Objektet Zgjedhore ku jane vendosur 16 (gjashtembedhjete) KZAZ-të ne Qarkun e Tiranes, do të vazhdojnë të ruhet nga punonjësit e Policisë së Shtetit, prej orës 20.00 deri në orën 08.00 të ditës së nesërme” thuhet në deklaratën e policisë së Tiranës.
Ndërkohë theksohet se Policia ka organizuar ruajtjen e Qendrave të Votimit gjatë natës para ditës së votimit, duke filluar nga momenti kur në QV mbërriten materialet zgjedhore, deri në momentin kur KQV-ja do të fillojë veprimet paraprake për çeljen e votimit në datë 28 Qershor 2009.
(e.n/BalkanWeb)