KQZ: Asgjë shqetësim deri tani mbi zgjedhjet, vetëm raste sporadike

Tiranë, 28 qershor, NOA - Pothuajse në të gjithë territorin e vendit nuk ka patur asnjë shqetësim deri tani lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Një fakt i tillë është konfirmuar zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më konferencën e parë për shtyp të tij ditën e sotme.
Sipas zëdhësit të këtij institucioni, Leonard Olli, ka patur prani të plotë komisionerësh në qendrat e votimit, me raste sporadike vonesash të tyre, por që nuk kanë lidhje me mosparaqitjen e tyre.
Mund të themi se çdo gjë ka ecur normalisht dhe ka përfunduar shpërndarja e bazës materiale, tha ndër të tjera Olli.
I vetmi shqetësim ka qenë mungesa e bojës matrikuluese për të vulosur dokumentat, por kanë qenë të pakta këto raste dhe sporadike, shtoi ai.
Më pas, Olli ka sqaruar se KQZ ka marrë të gjitha masat që të çojë bojë në vendet ku ajo mungon që të të ecë procesi normalisht.
Nuk kemi shqetësime në këtë moment, ka përfunduar fjalën e tij përfaqësuesi i KQZ-së.
n.e/NOA