E Diel, 1 Nëntor 2026

Jozefina Topalli: Këto do të jenë zgjedhjet më të mira që ka patur Shqipëria

Tiranë, 28 qershor, NOA Këto do të jenë zgjedhje të standardeve më të mira që Shqipëria ka patur ndonjëherë.

Me një deklaratë të tillë është shprehur menjëherë pas momentit të saj të votimit, kryeparlamentarja Topalli që nga qyteti i Shkodrës.

Me një optimizëm për këtë ditë, e cila sipas saj është e bukur, ajo ka pohuar se është e sigurtë për Shqipërinë evropiane.

U bëj thirrje qytetarëve që të vijnë në qendrat e votimit për të caktuar të ardhmen evropiane të fëmijëve. Eshtë momenti që të vendosim së bashku për një Shqipëri evropiane, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, ajo shtoi se edhe në zonat më të largëta dhe të vështira kanë mbërritur materialet zgjedhore, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më përpara me një korerktësi dhe qetësi kaq të madhe.

Për ne kjo është një sfidë që bashkë me shqiptarët po e realizomë. Për këtë ne kemi punuar maksimalisht, duke synuar për një proces demokratik. Këto janë zgjedhje të standardeve të larta, tha ajo.

Në fund, i ftoi edhe njëherë qytetarët që të shkojnë të votojnë.

Mos vononi, por shkoni të votoni, ushtroni votën tuaj për të votuar Shqipërinë evropiane, deklaroi Topalli.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›