Voton politikani i parë, kreu i LSI-së Ilir Meta, pas tij do votojë Berisha e Topi

Tiranë, 28 qershor, NOA Ilir Meta, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka qenë politikani i parë që ka votuar ditën e sotme.
Bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se ai ka votuar në qendrën nr.18-82 në Laprakë të kryeqytetit.
Votimi shkoi shumë mirë, është koha për veprim, le të kontribuojmë që të gjithë në mbarëvajtjen e kësaj dite, mësohet të jetë shprehur Meta menjëherë pas votimit për mediat.
Ndërkaq, kryeministri Berisha pritet të votojë në orën 11.00 në Liceun Artistik Jordan Misja pranë banesës së tij dhe po në ato momente, pritet të votojë edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi.
n.e/NOA