Policia: Kalimi në Maqedoni me kartë identiteti, autoritetet konfirmuan marrëveshjen
QAFË THANË- Përmes një deklarate për mediat, Policia e Shtetit informoi qytetarët shqiptarë se në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë, tashmë mund të kalojnë me kartë identiteti, në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve. Sipas policisë, autoritetet policore Maqedonase e konfirmuan vënien në zbatim të kësaj marrëveshje nga ana e tyre.
Qafë Thanë, pala maqedonase thyen marrëveshjen, s'lejon kalimin me kartë identiteti
Incident në pikën kufitare të Qafë Thanës. Në ditën e parë të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë vetëm me karta identiteti mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, pala maqedonase nuk zbaton marrëveshjen duke mos lejuar kalimin e shtetasve matanë kufirit.
Mësohet se pala maqedonase nuk lejon që të kalojë asnjë person i cili posedon një kartë identiteti, ndërkohë që pala shqiptare ka zbatuar marrëveshjen duke lejuar kalimin vetëm me kartë biometrike.
Policia maqedonase bën me dije se shkak i bllokimit të kalimit është se ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Shkupi për nisjen e zbatimit të marrëveshjes mes dy vendeve.
Marrëveshja, Shqipëri-Maqedoni nga sot vetëm me karta identiteti
Ka hyrë sot në fuqi marrëveshja Shqipërim-Maqedoni për lëvizjen e ndërsjelltë të qytetarëve me karta identiteti. Marrëveshja përkatesë është nënshkruar në 1 dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë mes zëvendëskryeministrit dhe ministrit te Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki.
Marrëveshja parashikon lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim edhe (kartat e identitetit). Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, i nxitur nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës. E njëjta marrëveshje zbatohet edhe me Malin e Zi. Marrëveshje të tillë Maqedonia deri tani ka arritur edhe me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa pritet nënshkrimi i saj edhe me Republikën e Kosovës.
(el.me/er.nu/BalkanWeb)