E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Mos luani me Bleonen

Tirane-Policia e qarkut te Kukesit, ka hedhur poshte duke pergenjeshtruar, disa informacione te publikuara ne internet, se vajza 6-vjecare Bleona Mata, eshte vrare dhe ishte gjetur e vdekur nga policia. Drejtori i policise se Kukesit, Sadri Ramcaj, gjate nje deklarimi per mediat, i ka cilesuar te paverteta keto informacione. Sipas tij, keto lajme jepen nga njerez te cilet duan te luajne me ngjarjen. Ai tha se Prokuroria e Krimeve te Renda eshte vene ne dijeni te publikimeve, por nuk ka asgje te vertete. “Nuk ka asgje te vertete ne informacionet e perhapura, te cilat rezultojne te rreme”, ka thene ai.
Sipas nje deklarate zyrtare te bere dje nga kjo polici, pretendimet e perhapura nga persona te pa identifikuar per vrasjen apo gjetjen e vdekur te vajzes 6-vjecare, jane teresisht te pa bazuara dhe te paverteta. Reagimi i policise, erdhi pas disa publikimeve ne faqen e internetit facebook, ku shkruhej nga persona te paidentifikuar se vajza e zhdukur Bleona Mata ishte vrare dhe policia e kishte gjetur te vdekur dhe per kete fajesohej halla e saj. Drejtor i policise se Kukesit, ka sqaruar se hetimet po vazhdojne per gjetjen e vajzes, ndersa ka shtuar se nuk ka asgje te vertete ne informacionet e perhapura te cilat rezultojne te rreme. Edhe Prokuroria e Krimeve te Renda, i ka cilesuar te paverteta keto lajme. Sipas prokurorise, thenie te tilla kane per qellim te krijojne mjegull ne hetime. Lidhur me keto thenie, prokuroria ka nisur hetimet per te zbuluar personat, te cilet kane publikuar lajmin ne facebook, adresen me te klikuar nga perdoruesit e internetit. Gjyshi i vajzes se zhdukur, Zenel Mata, ka pohuar se fjalet e shkruara ne facebook, i kishte marre vesh nga disa te rinj, por nuk kishte kontaktuar me policine per kete gje. “Duam vajzen, me hetimet te merren organet perkatese”, ka thene ai. Ai eshte shprehur se nuk e besonte qe halla e Bleones, qe eshte vajza e tij, te jete pergjegjese per zhdukjen e vogelushes. Bleona Mata, 6-vjecarja nga fshati Zapod, i Kukesit, rezulton e zhdukur qe prej 22 majit te ketij viti. Megjithese ceshtja eshte marre ne dore nga Prokuroria e Krimeve te Renda, zhdukja e vogelushes vazhdon te mbetet nje mister. Prokuroria ka marre ne hetim te aferm te vajzes, kusherirat e saj dhe hallen, me te cilen Bleona kishte shkuar per te kullotur bagetite ne mal pasditen e 22 majit. Gjate marrjes ne pyetje te kusherirave, ato kane mohuar te kene dijeni mbi zhdukjen e saj. Por ne polici, vajzat kane dhene deklarime kontradiktore, gje qe shton dyshimet rreth zhdukjes se vajzes 6-vjeccare.

Fjalet e shkruara ne Facebook
Skandali me i madh ne bote...gjendet e vdekur vajza nga Kukesi Bleona Mata...Halla e saj e cila bente si e paditur e kishte vrare dhe copetuar, pasi Bleona e ka pare ate me te dashurin... O zot cfare tmerri.... Ajo moster meriton vdekje....:((((

Reagimi
Drejtori i policise se Kukesit, Sadri Ramcaj, gjate nje deklarimi per mediat, i ka cilesuar te paverteta keto informacione. Sipas tij, keto lajme jepen nga njerez te cilet duan te luajne me ngjarjen. Edhe Prokuroria e Krimeve te Renda, i ka cilesuar te paverteta keto lajme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›