E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrika e Jugut 2010Argjentinarikthehet në atdhe

BUENOS AIRES- Kombëtarja argjentinase është kthyer sot në Buenos Arias pas humbjes së thellë me Gjermaninë në Botërorin 2010. Avioni me trajnerin Diego Armando Maradona dhe futbollistët ka zbritur në aeroportin 'Ezeiza'. Për ta pritur skuadrën kanë dalë grupe tifozësh me flamuj, në mbështetje të skuadrës pavarësisht humbjes me Gjermaninë.

Për ish presidentin e Kubës Fidel Kastro humbja e Argjentinës ka lënë “pa fjalë 90% të kubanëve”. Duke komentuar ndeshjet e botërorit 2010, të publuikuara sot në media, Kastro kritikon arbitrimin në ndeshjen e Brazilit, cka i solli humbjen dhe fitoren e Holandës.

Sipas tij një finale mes vendeve të europës “do të ishte gjëja më e pangjyrë dhe anti-historike që nga lindja e futbollit”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›