Sulmi në Agrinjo, autorët anëtarë të një bande
Shtetasit shqiptarë ishin pasagjerë të tre autobusëve të linjës Tiranë-Athinë, dhe në momentin e sulmit ishin ulur për të pushuar aty. Sipas policisë greke, banda kriminale kishte për qëllim grabitjen e pasagjerëve.
Grabitësit i kanë kërkuar klientëve të lokalit të shtriheshin përtokë dhe të nxirrnin paratë dhe sendet me vlerë që posedonin. Nga paniku i krijuar te klientët, grabitësit janë larguar, dhe në ikje e sipër kanë zbrazur një breshëri automatiku mbi autobusët e shqiptarëve.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme shqiptare i ka kërkuar autoriteteve greke të zbardhin sa më parë rrethanat e ngjarjes së rëndë si dhe autorët të vihen para ligjit.
Tre shqiptarët e plagosur janë: Efimi Bika, 66 vjeçe, lindur në Përmet; Vangjel Stavro, 15 vjeç, lindur në Athinë; dhe Soni Hodaj, 29 vjeç, lindur në Fier.
Ministria e Jashtme informoi dje se dy prej të plagosurve ishin plagosur lehtë, ndërsa Efimi Bika i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por pa rrezik për jetën.