E Diel, 1 Nëntor 2026

Rejn dyshon se anëtarësimi i Maqedonisë në BE do ndodh shpejt

HELSINKI- Eurokomisari Olli Rehn shpreh dyshimin e tij se Maqedonia në takimin e ardhshëm të ministrave evropianë do të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Sugjerimi i Komisionit Evropian është që të fillojnë negociatat, por ai sugjerim duhet të pranohet nga të gjitha vendet anëtare, kurse për momentin nuk mundet të thuhet se ato kushte janë plotësuar”, deklaroi Rehn të premten në Helsinki. Ai supozon se bisedat rreth kësaj çështje do të vazhdojnë vitin e ardhshëm dhe u shpreh optimist se Këshilli Evropian do ta miratojë propozimin e Komisionit për fillim të negociatave në “debatin eventual” të hënën.
(rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›