Policia: Njoftim për dokumentimin e dëmeve gjatë “21 janarit”

Pas demostratës së mbajtur në datën 21 janar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia e Tiranës me anë të një komunikate për shtyp u bën thirrje të gjithë qytetarëve, të cilëve u janë shkaktuar demtime të pronës (djegie makine, dëmtim dyqani, apo dëme të tjera ekonomike) të bëjnë dokumentimin ligjor të tyre.
Ndërkaq, materialet proçeduriale, të përpiluara për dëmtime të pronës, do ti kalojnë për ndjekje penale Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.