Situata politike Topi-Imzot Palian: Të zgjidhet me qetësi
TIRANE-Gjendja politike është e rënduar, nevojitet një zgjidhje, por jo me retorika të ashpra politike, por me mature e qetësi. Ky ishte qëndrimi që ndanë mes tyre Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe përfaqësuesi i Komunitetit të “Sant’ Exhidios”, Imzot Vinçenco Palian në një takim sot në Presidencën shqiptare.
Sic infromon zyra për shtyp e Presidentit Topi, pasi u uroi mirëseradhjen, Kreu i Shtetit shqiptar e informoi Imzot Palian lidhur me zhvillimet në Shqipëri duke diskutuar me të për situatën më të fundit politike. Presidenti Topi dhe Imzot Palia ndanë shqetësimin e madh për gjendjen e rënduar politike duke theksuar nevojën e ruajtjes së qetësisë e maturisë, zgjidhjen sa më të shpejtë dhe afatgjatë të mosmarrëveshjeve politike dhe mospërdorimit të retorikave të ashpra.
Nga ana e tij, Imzot Vinçenco Palia, pasi shprehu edhe njëherë dëshirën e gatishmërinë e të gjithë miqve dhe dashamirësve të popullit shqiptar për të gjetur “një rreze drite, në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga kjo gjendje”.
Imzot Palia nënvizoi gjithashtu rëndësinë e qetësimit të menjëhershëm të situatës, rivendosjen e dialogut institucional mes palëve politike si dhe respektimin e institucioneve të shtetit ligjor duke patur parasysh që Shqipëria është projektuar drejt integrimit në familjen evropiane.
Palian vlerësoi gjithashtu rolin e ekuilibruar dhe moderator të Kreut të Shtetit si garant i Kushtetutës dhe simbol i bashkimit të popullit.
(d.b/BalkanWeb)