E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor tek Garda e Republikës

“Një Gardë e cila ka kryer detyrën e saj gjatë demostratës së 21 janarit dhe do të jetë e gatshme të ndihmojë Komisionin Hetimor por edhe Prokurorinë e cila ka nisur hetimin për këtë ngjarje”. Kështu ka deklaruar pas përfundimit të takimit me krerët e Gardës, anëtari i Komisionit Hetimor Dashnor Sula. Ndër të tjera ai ka pohuar se në një seancë dëgjimore, pjesëtar të Gardës do të jenë të gadishmëri në ditët që vijojnë për të ndihmuar Komisionin Hetimor në këtë hetim.

Deputeti i PD, Sula ka qenë i shoqëruar në këtë takim edhe nga anëtar të tjerë të Komisionit, Viktor Gumi dhe Fatos Hoxha, ku është dëgjuar në këtë takim edhe shefi i shtabit të Gardës Artan Hoxha i cili ka shpjeguar edhe ngjarjet dhe situatat kur gjuan me armë efektivi i gardës.

Ndërkohë anëtarë të Komisionit Hetimor do të vazhdojnë punën e tyre, ku pas këtij takimi do të shkojnë më pas edhe në polici, si një tjetër institucion i cili ka qenë pjesë e demostratës në ruajtjen e rendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›