Policia: Oficeri i SHISH-it është vetëvrarë, mister motivet

Grupi hetimor në policinë e Durrësit ka bërë me dije se nga të dhënat e para në vendngjarje, 49-vjeçari është vetëvrarë me armën e punës, ndërsa më parë i kishte vënë flakën autoveturës së tij.
Familjarët e tij kërkuan mbrëmë ndihmën e policisë, pasi 49-vjeçari Çopa nuk ishte kthyer në shtëpi, ndërkohë që më parë, përmes telefonit, ai i kishte dhënë djalit të tij mesazhin e lamtumirës.
Trupi i pajetë i Isa Çopës u gjet në orën 01:00 pas mesnate, në rrugën pranë ish-repartit ushtarak të Curilave, ndërsa brenda autoveturës së djegur ndodhej pistoleta e tij e punës.
Sipas burimeve zyrtare nga policia e qytetit bregdetar mësohet se në tavanin e automjetit tip “Opel Corsa”, është gjetur një vrimë dalëse, e shkaktuar nga qitja me armë.
Çopa, i cili prej 11 vjetësh punonte pranë degës së Shërbimit Informativ Shtetëror në Durrës, mbrëmjen e kaluar ka marrë në shtëpinë e së motrës një bidon plastik 5-litërsh, që mendohet se i ka shërbyer për transportin e lëndës djegëse me të cilën është djegur automjeti.
“Nga të gjitha materialet e grumbulluara për hetimin e ngjarjes së rëndë, hetimet e deritanishme të çojnë në përfundimin se kemi të bëjmë me një vetëvrasje”, thanë burimet.
Ndërkohë, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të vdekjes së 49-vjeçarit Isa Çopa, vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Start/E.B/
2011-10-25 21:06