Biznesi po zhvendoset në periferi

Ai zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit amerikan në Shqipëri, nga ku ka nënvizuar se shumë shpejtë Bashkia e kryeqytetit në asistuar nga Korporata Ndërkombëtare Financiare, do të grumbullojë të gjitha lejet dhe licencat në një praktikë shërbimi me një ndalesë të vetme.
"Ofrimi i shërbimit duhet të jetë i plotë dhe në të gjitha skajet e qytetit", deklaroi ai. Si rezultat i politikave të gabuara në raport me biznesin, vijoi Basha, po humbim ditë për ditë bizneset, ndërsa ato zhvendosen në periferi të tij ku gjejnë infrastrukturë më të mirë dhe terrene më të bollshme ashtu si edhe njësi vendore më të vëmendshme. "Unë ju siguroj se Bashkia e Tiranës, brenda një kohe të shkurtër do të jetë më e vëmendshme ndaj biznesit, do të ofrojë shërbim me kosto të ulët, do të përmirësojë infrastrukturën si dhe do të ofrojë më tepër territor", tha Basha.
Në planin e ri urbanistik të Tiranës Basha tha se do të krijohen dhe ngurtësohen hapësira të reja për biznesin. Duke vënë theksin në faktin se Tirana po rritet çdo ditë minimalisht 2 %, Basha tha se po punohet për planin urbanistik të Tiranës.
"Mendimi juaj në hartimin e këtij plani i dhënë në formë sektoriale apo ndërsektoriale, do të jetë një parakusht për finalizimin e Planit dhe paraqitje e tij për miratim.Paraprakisht ju them se plani nuk synon as arnim dhe nuk bazohet në fantazi. Karakterizohet në realizimin por edhe nga dëshira për një produkt të qëndrueshëm që të mos shërbejë për zgjedhjet e ardhshme por për brezat e ardhshëm", u shpreh kryebashkiaku.
Kreu i bashkisë tha se plani përfshin diskutimet edhe për zhvendosjen e vijës së verdhë të Tiranës. Ai ftoi biznesin për hartimin e një database me oferta për punësimin e popullsisë, ndërsa u shpreh se Bashkia nga ana e saj, do të hartojë data base-n e vet me kërkesat për punësim. Në hap i tillës, sipas tij, do të kontribuojë në shkëmbim më cilësor informacioni. "Çdo vit të paktën 5 mijë të rinj të sapo diplomuar dalin në tregun e punës, ndaj ne duhet të fokusohemi në krijimin e mundësive për vende pune", tha Basha. /Start/
2011-10-25 16:38