E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Po vazhdon puna për identifikimin e skeleteve të gjetura

Policia e Tiranës në një konferencë për shtyp ka deklaruar se po vazhdon puna për identifikimin e eshtrave të gjetura në Dajt. Sipas zëdhënëses së policisë së Tiranës Alma Katragjini eshtrat i përkasin 19 personave të ekzekutuara në regjimin komunist.
Gjithashtu ajo theksoi se është bërë kqyrja e vendit ku janë gjetur eshtrat dhe po vazhdohet me ekzaminimin mjeko-ligjor të tyre.
Lajmi i zbulimit të një varrit masiv në Linzë të Tiranës ka risjellë dhe njëherë krimet e komunizmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›