Burrel, zihen me grushta, vdes 56-vjeçari

Një sherr me grushta mes dy personave ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Burrelit ku shtetasi Ramazan Koka 44 vjeç ka goditur me grushta Haqif Lleshin 56-vjeç dhe për pasojë ky i fundit ka rënë në tokë duke goditur kokën.
Menjëherë Lleshi është dërguar në spitalin e Burrelit por ka ndërruar jetë pasi kishte pësuar goditje të rënda në kokë.
Autori i ngjarjes Ramazan Koka është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes por arrestimi i tij u bë disa orë më vonë pranë banesës së tij në fshatin Batërr e vogël nga forcat e rendit të Burrelit.
Mësohet se vrasja është kryer për motive të dobta por policia po heton për të sqaruar ngjarjen.