E Diel, 1 Nëntor 2026

Eshtrat në Dajt, Policia: Të pushkatuarit gjatë regjimit

TIRANë- Policia e Tiranës ka mbajtur një konferencë për shtyp, për të dhënë versionin e saj në lidhje me eshtrat e gjetura në Malin e Dajtit. Sipas policisë, këto eshtra i përkasin 19 personave, të pushkatuar gjatë regjimit komunist. Policia e Tiranës sqaron se është duke vazhduar këqyerja e eshtrave për të identifikuar më pas se të kujt janë. Sipas të dhënave të policisë së Tiranës, pranë eshtrave është gjetur edhe një kafkë njeriu, ndërsa u nënvizua fakti se zbulimi i tyre u bë nga familjarët aty pranë zonës.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›