E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Shqipëria vend tranzit i klandestinëve të huaj - për 6 muaj janë ndaluar mbi 800 persona

16-08-2013 / Gazeta 55

800 klandestinë të huaj u ndaluan nga policia shqiptare, pasi iu ishte premtuar kalimi për në vendet e Bashkimit Europian. Trafiku i klandestinëve ka nisur të lulëzojë në vendin tonë që pas liberalizimit të vizave. Në shumicën e rasteve, sipas drejtorit të emigracionit Nikolin Ndoci, emigrantët e paligjshëm janë ndaluar nga Policia në qarkun e Gjiokastrës, shumë pranë vijës ndarëse të kufirit me Greqinë. Ata janë diktuar duke kaluar kufirin nga kamerat termike të instaluara nga policia kufitare. Mes të ndaluarve është vënë re rritja e numrit të shtetasve sirianë. Sipas policisë, në Shqipëri kanë hyrë mbi 120 shtetas të tillë. Veç emigrantëve janë ndaluar edhe shoqëruesit e tyre. Policia bën thirrje që edhe taksistët që transportojnë klandestinët do të gjobiten, ndiqen penalisht apo edhe konfiskohet makina. Kështu ka ndodhur, sipas policisë, edhe për shoqëruesit e këtyre klandestinëve të cilët janë arrestuar dhe do të ndiqen penalisht për akuzën e “dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›