Qeveria e re s’mund të riformatojë KQZ-në, të plotësojë vendet bosh
Flet Hysen Osmanaj, anëtar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Hysen Osmanaj, e sheh si antiligjore mundësinë e riformatimit nga e parë të institucionit ku punon. Sipas tij , neni 18 i kodit elektoral është i qartë kur përcakton rastet e ndërprejes së mandatit të 1 prej 7 antarëve të Komsionit Qendror të Zgjedhjeve. Çdo ndërhyrje e parakohshme në këtë drejtim, sipas tij është e paligjshme. “Unë gjithmon jam për shtetin ligjor për zbatimin e ligjeve dhe në zbatim të ligjeve të frymës së kodit zgjedhor. Unë mendoj se duhet të plotësohen vëndet në komisionin zgjedhor të zgjedhjeve. Vërtet është një institucion shumë i rëndësishëm ,institucioni më i lartë shtetëror për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve. Ligji është ai që thashë do me thënë se ligji është ai që për frymën e Kodit duhen plotësuar vëndet bosh. Pastaj çdo gjë tjetër për mendimin tim është në kundërshtim me ligjin me frymën e Kodit Zgjedhor dhe në zbatim të Kodit Zgjedhor”, theksoi Hysen Osmanaj anëtar i KQZ-së. Si një prej anëtarëve më të vjetër të komsionit qëndror të zgjedhjeve dhe i zgjedhur për disa mandate , Osmanaj i bën apel parlamentit të ri, të plotësojë vakancën e krijuar nga 3 anëtarët e larguar. Por a ka vlerë ligjore dorëheqja e Denar Bibës, Albana Shtyllës dhe Jani Janit? Dhe a mund të kthehen ata në detyrë pas rotacionit politik? "Kjo është në kopetencën e forcave politike që kanë të drejtën për të propozuar në parlament antarët e komisionit qëndror të zgjedhjeve nën frymën e kodit zgjedhor do të plotësohen ato vënde bosh nga subjekte zgjedhore që u takon në bazë të kodit që u takojnë këto vënde,” theksoi Hysen Osmanaj anëtar i KQZ-së. Komisioni qëndror i zgjedhjeve u konstitua në tetor të vitit të kaluar. Sipas kodit zgjedhor mandati i tij ndërpritet kur, kryen veprimtari politike, njëkohësisht me detyrën e anëtarit ,mbush e pensionit, vdes, jep dorëheqjen, dënohet me vendim gjykate të formës së prerë , apo mungon, pa shkaqe të arsyeshme, në dy mbledhje radhazi ose në periudhë zgjedhore për më shumë se 5 ditë.
...