Policia: Të gjitha të dhënat për demonstratën Prokurorisë

Sipas reagimit, Policia e Tiranës i kishte dërguar një shkresë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Informacion për Referimin e Veprës Penale, lidhur me demonstratën e datës 21.01.2011 nga Partia Socialiste e Shqipërisë, duke i vënë në dispozicion thënie të cituara nga subjektet politike të marra në shtyp dhe mediat elektronike nga data 15 deri 22 janar 2011.
“Materiali është referuar për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal sipas të cilit thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”, tha zëdhënësja Klejda Plangarica./S.Ll/Start/
2011-01-26 09:05