Rusi, Duma miraton zyrtarisht “START”-in

Lajmi bëhet i ditur nga mediet ruse, të cilat saktësuan se traktati u miratua me 350 vota pro dhe 96 kundër.
Teksti duhet të shqyrtohet nesër nga Këshilli i Federatës, Dhoma e Ulët e Parlamentit, i cili duhet të hapë dritën e gjelbër para se t'i paraqitet presidentit, Dmitri Medvedev për nënshkrim.
Ky traktat është ratifikuar edhe nga SHBA-ja në fund të muajit dhjetor, dhe zëvendëson “START”-in e skaduar të nënshkruar në fillim të viteve ‘90. Traktati parashikon një maksimum prej 1 550 koka bërthamore për secilin nga dy vendet, një reduktim prej 30 për qind në raport me vitin 2002 si dhe inspektim të ndërsjelltë.
/Start/
2011-01-25 17:42