HRW: Të mos bëhet thirrje për dhunë

Kjo organizatë, i drejton thirrje kryeministrit Berisha në deklaratë.
“Kryeministri Sali Berisha nuk duhet të ndërhyjë në hetimet penale për vrasjen fatale me armë të tre demonstruesve antiqeveritar në protestën e 21 janarit 2011”, shkruhet në deklaratën e kësaj organizate. Human Rights Watch shkruan më tej edhe rreth 6 urdhër-arresteve ndaj drejtuesve të Gardës së Republikës, duke përmendur këtu edhe deklaratat e kryeministrit, sipas të cilët drejtuesit e Gardës nuk mund të arrestoheshin.
"Komentet e Kryeministrit dhe kritika e Prokurorit të Përgjithshëm kërcënojnë një hetim të pavarur mbi vdekjen e protestuesve", ka thënë Benjamin Ward, nëndrejtor për Evropën dhe Azisë Qendrore në Human Rights Watch. "Të gjitha forcat politike duhet të lejojnë Prokurorinë të kryejë një hetim të duhur lidhur me qëndrimin e protestuesve dhe të forcave të sigurisë”, vijon ai.
Human Rights Watch kërkon nga opozita shqiptare që të jetë e kujdesshme në thirrje e saj për demonstratë, duke kërkuar që të mos nxitet dhuna. “Disa udhëheqës të opozitës kanë bërë deklarata të ashpra kundër qeverisë dhe kryeministrit Berisha para fillimit të protestës”, shkruhet në deklaratë.
HRW shkruan se më 25 janar policia nuk ka zbatuar urdhrin e Prokurores së Përgjithshme për arrestimin e gjashtë pjesëtarëve të Gardës së Republikës, përfshirë komandantin dhe dy oficerë të lartë ndërkohë që përmend dhe deklaratën e kryeministrit Berisha më 24 janar i cili i quajti arrestimet “një mesazh se ata që mbrojnë Këshillin e Ministrave do të arrestohen”.
Shqipëria është përballur me tensione të vazhdueshme politike që nga zgjedhjet parlamentare në vitin 2009, kur Partia Socialiste akuzoi Berishën dhe Partinë Demokratike për manipulim të votave. Që atëherë, opozita ka kritikuar qeverinë se ka dështuar në luftën kundër korrupsionit endemik. Në fund të deklaratës, kjo organizatë kërkon që palët politike të punojnë së bashku për zgjidhjen paqësore të problemeve.
“Qeveria e partisë në pushtet dhe të opozitës të gjithë duhet të punojnë drejt zgjidhjes paqësore të konflikteve politike, dhe për të shmangur veprimet që rreziku nxitje të dhunës më shumë", tha Ward./S.Ll/Start/
2011-01-26 09:24