Mbyllen festimet per 90-vjetorin e Bibliotekes
Me nje ekspozite te veprave te Naim Frasherit dhe promovimin e dy bibliografive Biblioteka Kombetare mbylli sezonin e veprimtarive per 90-vjetorin e themelimit te ketij institucioni. Dje ne oren 1800 ne ambientet e Bibliotekes Kombetare u zhvillua ceremonia permbyllese e aktiviteteve disamujore ku ishte i pranishem edhe kryeministri Sali Berisha ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferaj drejtoresha e Arkivave Nivila Nika etj. Ne nje fjale pershendetese Berisha i cili u nderua nga BK si nje nder anetaret me te vjeter te saj shprehu edhe nje here mbeshtetjen e tij per kete institucion te rendesishem ne kulturen shqiptare. Me tej drejtori i Bibliotekes Kombetare Aurel Plasari pasi pershendeti te gjithe te ftuarit i drejtoi ata ne sallen amerikane ku ishte hapur edhe ekspozita Naim Frasheri nje aventure editoriale 1882-1912. Ekzemplare te rralle te botimeve te veprave te Naim Frasherit u nxoren nga fondi i bibliotekes per te na dhene nje ide mbi krijimtarine e poetit por edhe mbi pasurite qe disponon kjo biblioteke. Ne tavolinat e xhamta jane vendosur liberthat e vegjel te zverdhur nga koha. Jane botime qe rrokin nje periudhe 30-vjecare ne kapercyellin e shek. XIX-XX. Vijne nga shtepi te ndryshme botuese kryesisht nga Selaniku e Bukureshti. Nje pjese e librave eshte botuar ne gjuhen turke te tjerat ne shqip por ajo qe te bie ne sy jane germat e perdorura. shte periudha kur ende nuk kemi nje alfabet te unisuar dhe qarkullonin disa variante me germa greke latine cirilike. Keshtu qe ne nje fare menyre permes librave te Naim Frasherit shihet edhe evoluimi apo eksperimentet e ndryshme qe po beheshin ne kerkim te alfabetit me ane te te cilit do te materializohej gjuha shqipe. Nder librat e ekspozuar jane disa variante te veprave Lulet e veres Vjersha Historia e Skenderbeut Qerbelaja por edhe vepra te perkthyera nga Naim Be Frasheri si ne rastin e Iliades se Homerit. Per te shoqeruar vitrinat e librit jane ekspozuar edhe nje sere fotografish te Naim Frasherit shkolles se pare shqipe shoqerive atdhetare te kohes etj. Po dje u prezantuan edhe dy libra te rinj realizuar nga bibliografe te njohur. Behet fjale per Libri shqip-Bibliografi 1555-1912 me autor Ramazan Vozgen dhe Bibliografia e librit shqip 1913-1944 te autoreve Maksim Gjinaj Margarita Mele dhe Myrvete Elmazi. Jane dy botime voluminoze te cilet tregojne per pasurine e jashtezakonshme qe disponon Biblioteka Kombetare e Shqiperise. Vellimi i pare permban me se shumti tituj dhe te dhena per vepra qe datojne qysh prej vitit 1555 deri ne 1912. Jane libra te rralle qe deshmojne per rrugetimin e librit shqip qysh prej shek. XVI. Ndersa vellimi i dyte perfshin nje periudhe me te ngushte kohore 1913-1944 por permban nje liste te gjate botimesh.