E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Të shtënat, nuk kishin lidhje me meshën e Papës

Asgjë kundër Papës. Policia gjermane ka deklaruar se të shtënat e dëgjuara në Turingia të Gjermanisë nuk kishin lidhje me meshën që do të mbante pas disa minutash Papa Benedikti i 16-të. Policia gjermane arriti të arrestonte autorin, i cili plagosi lehtë një polic, ndërkohë që Ati i shenjtë po mbante një meshë, pranë vendit të ngjarjes.

Por, sipas mediave lokale të shtënat kanë ardhur nga dritarja e një apartamenti, por policia nuk ka dhënë më shumë detaje për ngjarjen. Megjithatë kjo ngjarje nuk ka ndikuar në mbajtjen e meshës, në të cilën morën pjesë rreth 30 mijë persona.
 

Papa nderoi rezistencën e besimtarëve në Republikën federale gjermane. Të premten ai është takuar me viktima të keqtrajtuar seksualisht nga punonjës të kishës. Në seminarin e priftërinjve në Erfurt, kreu i kishës u tregua i prekur nga nevoja e viktimave. Benedikti siguroi se kisha do të merret me përpunimin e veprave abuzive. Vizita e Papës Benedikti i XVI-të, në Erfurt ishte shprehje e dëshirës së kishave, asaj katolike dhe protestante për afrimin ekumenik.

Fakti, që Papa kishte zgjedhur si vend takimi me përfaqësuesit e kishës protestante gjermane manastirin e urdhërit augustinian në Erfurt, ku ka vepruar reformatori protestant, Martin Luteri, fillimisht si murg katolik, vë në pah synimin e këtij takimi. Papa u bëri thirrje kishave që të japin një dëshmi të besimit të përbashkët në një shoqëri gjithnjë e më sekulariste dhe të punojnë për mbrojtjen e dinjitetit të njeriut. Kjo, tha Papa, është detyra më e rëndësishme ekumenike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›