E Diel, 1 Nëntor 2026

Libi, gati qeveria e përkohshme

Kreu i Këshillit Kombëtar Tranzicional të Libisë, Mustafa Adbul Xhalili, tha se një qeveri e përkohshme në Libi do të jetë gati në javën e ardhshme. Paralajmërimi i Xhalilit vjen pasi KKT-ja dështoi, deri më tani, të emërojë një kabinet qeveritar.
 

Komentet e tij, ai i bëri pas kthimit nga Nju Jorku, ku ai dhe kryeministri i përkohshëm, Mahmud Xhibril, përfaqësuan Libinë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
 

Ndërkohë, mbetet i panjohur vendi, ku fshihet presidenti i dëbuar libian, Muamar Gadafi. Më herët vajza e tij ka deklaruar se i ati është në gjendje të mirë shëndetësore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›