Policia Tiranes arreston nje person per zjarrvenien ne tregun ushqimor
Gjate konferences per shtyp te zedheneses se policise se Tiranes Alma Katragjini mesohet se eshte arrestuar 26-vjecari Hajri Dragjoshi i cili dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr ne dyqanin e tij dhe me pas zjarri eshte perhapur edhe ne dyqanet e tjera duke i shkrumbuar ato. Sipas policise 26-vjecari ka ndezur nje fishekzjarr ne dyqanin e tij prej te cilit eshte shkaktuar edhe zjarri ndersa ndaj tij kane nisur proceduarat penale me akuzen shkaterrin te prones nga pakujdesia. Nderkohe nje zjarr i fuqishem perfshiu mbreme tregun ushqimor ne zonen e Kombinatit ne kryeqytet ku si pasoje u dogjen 25 dyqane dhe nje magazine fishekzjarresh. Fatmiresisht nga flaket nuk pati te lenduar por mesohet se ka patur deme te konsiderueshme materiale.