E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas aksidentit ku humbi jeten 27-vjecarja arrestohet dhe djali i Gramoz Rucit

Njesia e Policise Rrugore Tirane ka arrestuar mbremjen e djeshme dy drejtuesit e perfshire ne aksidentin tek rruga e Elbasanit ku humbi jeten 27-vjecarja Pinderi. Policia e Tiranes ka deklaruar per mediat se ne pranga ka perfunduar dhe djali i kreut te grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci shtetasi Ledian Ruci 26-vjec dhe Edi LikaCani 34-vjec. Ndaj dy te arrestuarve rendon akuza e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor. Policia sqaron se Arrestimi i tyre u krye pasi me date 20 nentor 2011 rreth ores 21.15 ne kryqezimin e Bulevardit Bajram Curri me Rrugen e Elbasanit automjeti tip Mini Cooper me targa CG 832 SC drejtuar nga shtetasi Edi LikaCani duke qarkulluar ne Bulevardin Bajram Curri ne drejtim te zones se Brrylit eshte perplasur me automjetin tip BMV X6 me targa IKY3939 drejtuar nga shtetasi Ledian Ruci i cili qarkullonte nga rruga Xhorxh Bush ne drejtim te Rruges Elbasanit. Per pasoje te ketij aksidenti eshte demtuar drejtuesi automjetit Edi Lika Ledian Ruci si dhe pasagjeret qe udhetonin ne mjetin Mini Cooper shtetaset - Brunilda Vladimir Pinderi 27-vjece banuese ne Tirane dhe Pinellopi Stefan Rafti 18-vjec banues ne Tirane te cilat u derguan ne SQU ku pas disa oresh ne ambientet e SQU shtetasja Brunilda Pinderi nderroi jete.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›