Del kamioni nga rruga 1 i vdekur ne Gramsh
Ne rrethin e Gramshit mesditen e sotme ka ndodhur nje aksident me pasoje vdekjen e nje personidhe plagosjen e nje tjetri. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Rovje te Gramshit ku nje kamion ne te cilin udhetonin 2 persona ka dale nga rruga. Si pasoje e aksidentit mesohet se ka gjetur vdekjen drejtuesi i kamionit Ferat Rika si dhe eshte plagosur Shkelzen Rika i cili eshte derguar me urgjence ne spital ku po merr dhe ndihmen mjekesore. Nderkohe menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise te cilat kane nisur hetimet per zbardhjen e plote te shkaqeve te aksidentit.