E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Vrasja dyshohet për hakmarrje

VLORË- Shpërthimi që ndodhi në mes të qytetit të Vlorës dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet e 1997-ës. Sipas ekspertëve që po hetojnë mbi ngjarjen e djeshme, pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes ndaj 39-vjeçarit, Renato Abazi, i cili gjatë viteve ‘97-‘98 është përfshirë në aktivitetin kriminal të bandave të asaj kohe, ndërsa nuk përcaktohet se në cilën bandë bënte pjesë ai. Hetuesit e çështjes sqarojnë se Abazi ka qenë dëshmitar okular i një vrasjeje të ndodhur në 1998 dhe autor i disa ngjarjeve të tjera të rënda në Vlorë. Pista e dytë ka të bëjë sërish me hakmarrjen, por që lidhet me aktivitetin e ditëve të fundit të viktimës, jashtë kufijve të vendit tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›