E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Zbuluam provat e krimit, sepaten dhe teshat

Policia zbulon rrobat e perdorura per te fshire gjakun, teshat e te dyshuarit, njollat e gjakut ne kemishe dhe armen e krimit, nje sepate. Burime zyrtare bene dje per gazeten "KJ" se ka qene ora 02.00 e mengjesit, kur serish policise i eshte dashur qe se bashku me te dyshuarin Shkelzen Halili, te mberrije ne Fushe-Milot, te shoqeruar nga avokati i 30-vjecarit. Shkelzeni ka treguar vendin ku kishte hedhur canten me rroba, si dhe ka vertetuar ato qe kishte thene ne deshmine e dhene per pese ore. Pasi policia ka gjetur teshat, eshte vene re perdja, rrobat e viktimes Gjyze Halili, si dhe pantallonat e Shkelzenit, te cilat ishin te mbuluara nga gjaku. Pas 30 minutash qendrimi ne vendin e ngjarjes, Shkelzen Halili eshte rikthyer serish ne qelite e paraburgimit ne Lac. Pritet qe neser te zhvillohet edhe seanca e mases se sigurise ne gjykate, ndersa prokuroria ka ngritur akuzen e "vrasjes ne rrethana cilesuese". Shkelzen Halili ishte shoqeruar si i dyshuar edhe gjate dites se shtune, por nuk kishte treguar, duke u shprehur para hetuesve se "nese dhe ju keni vrare prinderit tuaj, atehere edhe une kam vrare nenen dhe babane tim".

Njollat

Policia e Kurbinit ka mundur qe te gjeje ne oret e vona te dite se djeshme edhe njolla gjaku ne kemishen qe mbante veshur Shkelzen Halili. Edhe pse ai, e ka lare kemishen me detergjent per te zhdukur cdo lloj prove, policia ka mundur te gjeje gjashte njolla gjaku, qe i dergoi per ekspertim.

Ceremonia

Jane percjelle per ne banesen e fundit bashkeshortet Ali dhe Gjyze Halili. Me mijera persona kane marre pjese ne kete rit, duke ndare dhimbjen me familjen e tyre. Ndersa dy vajzat e viktimave te kthyera nga Italia, vazhdimisht kane marre ndihmen mjekesore, per shkak te dhimbjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›