"I vrava se ma bene jeten ferr"
Kurbin- Pendimi per krimin tashme nuk ka me kuptim per Shkelzen Halilin, pasi eshte vone dhe gjithcka ka marre fund. Djali rrefen krimin makaber, qe i kushtoi jeten babait te tij rapsod, Aliut dhe nenes, Gjyzes. Pese ore seance pyetjesh te panderprera dhe pergjimet e bisedes mes xhaxhait dhe vete te dyshuarit, kane zberthyer 30 vjecarin Shkelzen Halili, i kthyer tre vjet me pare nga Anglia si emigrant i paligjshem, ndersa kishte bere edhe nje vit e gjysme burg. I qete dhe me gjakftohtesi, ai ka treguar te gjithe skemen e ngjarjes ne shtepine e tij ne Fushe-Milot te Kurbinit dhe se si fshehu provat e krimit. Ngjarja mendohet se ka pasur si shtyse gjendjen depresive te se riut dhe konfliktet e here pas hershme me prinderit. Pikerisht keto sherre nuk i ka mohuar edhe gjate rrefimit ne qeli para oficereve te Policise Gjyqesore te Kurbinit, duke thene se prinderit e ofendonin here pas here.
Rrefimi
"Ka qene ora 16:00 e te premtes, ndersa nena po vendoste rrobat ne tel, ne afersi te nje fiku. I jam afruar pa bere zhurme dhe e kam qelluar pas koke me sepate, duke e lene te shtrire ne toke pa ndjenja", ka nisur rrefimin 30 vjecari Shkelzen Halili, ndersa pyetej nga oficeret qe shenonin dhe regjistronin te gjithe biseden. Dhe pas te emes e ka pasur radhen babai, Aliu, i cili sapo kishte zbritur nga fugoni dhe po hynte ne oborrin e shtepise. Pak me pare 60-vjecari kishte folur me vajzat e tij. "Me pas ne shtepi ka ardhur babai, qe pasi ka pare nenen e vdekur, eshte ulur duke qare prane saj. E kam qelluar edhe ate me sepate pas koke, duke e lene te vdekur ne vend", ka vijuar Shkelzeni. Te befasuar nga ky rrefim gjakftohte, hetuesit e kane pyetur edhe per motivet e krimit. "E gjithe kjo ka ndodhur pasi kishin tre vite qe me poshteronin vazhdimisht, duke me akuzuar se une kisha grisur edhe dokumentet ne Angli vete, per te ardhur ne Shqiperi, apo se isha i paafte per te ndertuar jeten", ka shpjeguar 30 vjecari motivin.
Konflikti
Por tatepjeta kishte nisur qe prej dites se marte, kur prinderit ishin grindur me Shkelzenin. "Dy dite para vrasjes, jeta ime u be e padurueshme. Te merkuren kam marre makinen e vellait dhe kam dale. Kur u ktheva ne shtepi e kam perplasur tek nje shtylle, duke i thyer vetem nje stop. Kjo ndezi akoma me shume konfliktin, ku jeta ishte bere ferr ne shtepi dhe une nuk duhej te qendroja me, ne te. Isha bere i huaj per te gjithe", ka treguar i dyshuari. I pyetur se perse nuk ishte larguar, eshte pergjigjur se nuk kishte ku te shkonte dhe se priste vellane te kthehej nga Italia. "Per t'i fshehur qe te dy ne momentin e vrasjes dhe per te mos me diktuar njeri per krimin, gjeta edhe menyren me te shpejte dhe me te sigurt per te fshehur kufomat. Hapa kapakun e pusetes se ujerave te zeza dhe fillimisht kam futur babane, kurse me pas e kame terhequr nenen me nje litare zvarre, duke e futur dhe ate ne pusete", ka shpjeguar 30 vjecari per menyren e fshehjes se krimit. Me perden e deres se shtepise si dhe rrobat e te emes, ka fshire gjakun dhe vendin ku i kishte sulmuar, duke perdorur edhe detergjent. "Rreth ores 24:00 i kam nxjerre dhe i kam hedhur se bashku me canten tek nje grumbull mbeturinash teshat e ndotura. Pas dy diteve ka filluar te me vrase ndergjegjja dhe te me prishej edhe gjumi. Ndjeja dhe pergjegjesine se me vinte keq per vrasjen qe bera, si dhe per opinionin qe do me denonte. Por e perseris se, me kane trajtuar sikur une te mos isha djali i tyre. Ndihem i penduar, por tashme ka mbaruar gjithcka dhe eshte vone", ka mbyllur rrefimin i dyshuari per masakrimin e prinderve te tij te moshuar.
Ardian Bushi