E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia afgane vret ushtarin amerikan

Një police afgane ka qëlluar për vdekje një këshilltar ushtarak amerikan në zyrat qendrore të policisë në Kabul.
Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët e Forcës Ndihmëse të Sigurisë, të udhëhequr nga NATO-ja. Ky është rasti i parë, ku një femër, anëtare e forcave të Afganistanit hap zjarr, ndaj një ushtari të NATO-s. Policia është ndaluar nga policia, ndërsa autoritetet dyshojnë se ajo ka lidhje me talebanët.
Kreu i departamentit të policisë për hetime penale, Mohammad Zahir, ka thënë se incidenti ka qenë “sulm i brendshëm”.
Të ashtuquajturat “sulme të brendshme” ndodhin kur ushtarët afganë kthejnë armët kundër kolegëve të tyre ndërkombëtarë. Ato shpesh kryhen edhe nga militantët e veshur me uniforma.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›