Aksidenti, Topi e Jahjaga vizitojnë vajzat e plagosura

Presidentja Jahjaga shprehu ngushëllimet më thella në emër të saj dhe të popullit të Kosovës.
“Tash ndiejmë një dhimbje të madhe për këtë tragjedi kaq të rëndë dhe jemi me familjarët, jemi me të afërmit e tyre, me kurajon që të gjejnë forcën, që të gjejnë ngushëllimin, por duke mos harruar asnjëherë kujtimin e përjetshëm të të dashurve të tyre, për rininë e tyre dhe për ëndrrat e tyre”, u shpreh ajo.
Nga ana e tij, Topi tha se gjendja e vajzave është në përgjithësi e përmirësuar. “Ato, nga momenti në moment mund të jenë të gatshme edhe për ta lënë Spitalin, por kjo varet nga mjekët, sigurisht. Do të thoja që ky solidaritet është parë në Shqipëri, është parë në Kosovë, dhe sipas asaj që jemi informuar, edhe komuniteti shqiptar në Austri, ku ka shqiptarë nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, ka treguar një solidaritet të lartë duke u qëndruar afër vajzave që janë atje, por edhe për t’u ofruar strehim dhe trajtim familjarëve. Kjo do të thotë që në situata të tilla ne jemi shumë të ndjeshëm, por jo vetëm në situata të dhimbshme, por në të gjitha situatat e tjera, Shqipërisë dhe Kosovës zemra u rreh me të njëjtin ritëm”, tha ai. /Start/
2012-05-25 16:32