E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet furgoni me fëmijë kopshti në Vlorë, 6 të lënduar

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore, të cilët saktësojnë se ngjarja ndodhi në zonën e Skelës dhe se gjashtë prej fëmijëve janë lënduar lehtë, njëri pak më rëndë. Fëmijët u mjekuan në spitalin e Vlorës.

Automjeti tip furgon me targa Vl 1126 C është përplasur me një automjet tip ‘Benz’ me targa AA588 DE.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit./Start/

                                                                                             2012-05-26 08:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›