E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, vidhnin parmakët e urave, pranga dy shtetasve

Sipas zëdhënëses së policisë qarkut Lezhë, Liona Nika, arrestimi i A. Mallkuçit, 17 vjeç dhe E. Lamas, 18 vjeç, u bë pasi janë kapur në flagrancë duke shkatërruar dhe vjedhur hekurin e parmakeve mbrojtës te një urë në vendin e quajtur Kroi i Shnaprenes në rrugën automobilistike Rubik-Rrëshen.

Nga ana e policisë është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes, ku u konstatua se ishin shkatërruar e këputur hekurat e 6 parmakëve të kësaj ure. Materialet proceduriale do t’i kalojne Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Lezhë për hetime të mëtejshme./Start/

                                                                                             2012-05-26 09:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›