E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia arreston 15 persona të kërkuar

Njësitë policore në bazë të planit operativ 'Rrufeja' në dy fshatrat Jezercë dhe Manastirc të Ferizajt, kanë arrestuar 15 persona të dyshuar, të kërkuar në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata. 

Arrestimet u kryen në orët e hershme të mëngjesit dhe në operacion kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policor.

Indeksonline ka mësuar se të gjithë të dyshuarit kanë qenë në kërkim prej organeve të drejtësisë dhe të njëjtit pas përgatitjes së dokumentacioneve përcjellëse do të dërgohen në vuajtje të dënimit./Indeksonlin/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›